Mushkolaj: Angazhimi i LDK-së së Abdixhikut ka qenë ekskluzivisht për Osmanin

Analisti, Imer Mushkolaj, ka komentuar zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Duke folur në emisionin Debat Plus, Mushkolaj tha se lidershipi i LDK-së dhe krahu i  Lumir Abdixhikut ishin të rreshtuar pas Vjosa Osmanit gjatë procesit zgjedhor.

“Angazhimi i LDK-së së Lumir Abdixhikut ka qenë ekskluzivisht për Vjosa Osmanin. D.m.th. diçka që e kemi parë, krejt LDK-ja ka qenë, lidershipi i LDK-së dhe krahu i Abdixhikut ka qenë i rreshtuar pas Vjosa Osmanit. Ndoshta rikthimi i Vjosa Osmani ka bërë që pjesa tjetër mos të angazhohet sa duhet. Nuk është se është mirëpritur Osmani në LDK qysh është përpjekur ta na e shiste Abdixhiku”, ka thënë Mushkolaj.

Deklarata e Mushkolajt vjen kur LDK-ja po përballet me një proces të brendshëm pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare dhe mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm, ku delegatët po vendosin për të ardhmen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika