Mushkolaj: Asociacioni do bëhet, Kurti do t’i ndryshojë deklaratat
Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i ndryshojë deklaratat e tij për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Sipas Mushkolajt ky asociacion do të formohet. “Nuk është një pyetje e re për Asociacionin, pata të drejtë kryeministri Kurti, por Kurti do të ketë përgjigje të re për […]
Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i ndryshojë deklaratat e tij për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Sipas Mushkolajt ky asociacion do të formohet.
“Nuk është një pyetje e re për Asociacionin, pata të drejtë kryeministri Kurti, por Kurti do të ketë përgjigje të re për asociacionin. Ky është dallimi tash edhe para 9 vjetëve, për shkak se është e qartë se asociacion do të formohet”, ka deklaruar Mushkolaj.
Sipas tij, Këshilltari i Departamentit Amerikanë të Shtetit, Derek Chollet nuk ka thënë diçka të re por, është një qëndrim konsistont i ShBA-ve.
“E re është deklarata nga Chollet për dinamizmi të dialogut, edhe për të arritur mbase atë afatin që ne e kemi dëgjuar vetëm nga kryeministri Albin Kurti, që afati është fundi i marsit”, ka thënë Mushkolaj.
“Por ma urgjente se ai afat është kur kemi të bëjmë me situatën aktuale në veri të Kosovës. Vakumi flet për një seriozitet të situatës atje, që duhet t’i jepet zgjidhje”, ka theksuar ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ai ka përfunduar duke thënë se zgjidhja për situatën në veri të Kosovës, arrihet nëpërmjet marrëveshjes finale. Sipas tij, në të kundrën është e pamundur.















