Mushkolaj: Çfarë është diskutuar në takimin me Kurtin, Hamza duhet t’ia tregojë publikut

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kërkuar që kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, të bëjë publike detajet e takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Mushkolaj ka thënë se qytetarët duhet të informohen për atë që është diskutuar mes dy liderëve, duke theksuar se transparenca është e nevojshme për të kuptuar zhvillimet politike dhe mundësitë për bashkëpunim mes partive.

“Takimi me z. Hamza thjesht i paraqiti dy qëndrime: një para takimit dhe një pas takimit. Para takimit tha se nuk ka vija të kuqe, se janë të hapur etj. Kur doli nga takimi tha se do të qëndrojnë në opozitë.

Çka ka ndodhur brenda takimit nuk e dimë. Hamza duhet ta bëjë publike, për shkak se nuk e dimë se çfarë ka ndodhur dhe pse ky është qëndrimi i Hamzës, cilat janë kërkesat e Albin Kurtit për PDK-në. Nuk e dimë. Gjithçka kaloi shumë shpejt. U mbajt një takim”, tha Mushkolaj.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika