Mushkolaj – deputetëve të VV-së: S’mund ta bojkotoni Kuvendin, keni përgjegjësi

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për bojkotimin e Kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim si të paprecedentë nga ana e pushtetit

Analisti Imer Mushkolaj ka shprehur shqetësimin për bojkotin e Kuvendit nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e cilësuar këtë veprim si të paprecedentë nga ana e pushtetit.

Në Debat Plus, ku të ftuar ishin edhe dy deputetë të VV-së, Arbër Rexhaj dhe Mirsad Shkreta, Mushkolaj ka thënë se si shumicë parlamentare, deputetët e VV-së kanë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e Kuvendit.

“Bojkoti si instrument politik parlamentar nga ana e pushtetit është i paprecedentë. Këtë duhet me kuptu ju si shumicë parlamentare e keni përgjegjësinë për mbarëvajtjen e Kuvendit. Ju mundeni me bojkotu e mos me shku, po zakonisht këtë e bën opozita parlamentare e jo pushteti. Ju e keni shumicën dhe jeni përgjegjës për mbarëvajtjen. Aq ma tepër për mua ka qenë qysh kryetari i kuvendit nuk e udhëheq mbledhjen e Kuvendi.

Unë mundem më kuptu logjikën e juaj se ata po dëshirojnë me ngrit kauza. Por, VV-ja nuk është modeli më I mirë e të berit opozita, kur keni qeni në opozitë. Nëse  ju më thoni kemi qenë model o të bërjes opozitë, për besë nuk keni qenë. Kritikat që vijnë prej juve për opozitën nuk i marrë sit ë mirëqena, nuk i marrë serioze”, ka thënë Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika