Mushkolaj drejtuar deputetëve të VV-së: Një vit e gjysmë nuk e keni shtruar asnjë rrugë

Analisti Imer Mushkolaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nuk është po punon sa duhet

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi dhe analisti Imer Mushkolaj





Analisti Imer Mushkolaj e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për punën e bërë për një vit e gjysmë. Sipas tij, për gati gjysmë mandati, nuk është shtruar asnjë rrugë dhe po ashtu, nuk janë mirëmbajtur si duhet as ato ekzistueset.

Mushkolaj i ka kritikuar deputetët e LVV-së, Adnan Rrustemi dhe Artan Abrashi, për qasjen e tyre ndaj mediave.

Po ashtu, Mushkolaj ka folur edhe për videon e publikuar nga LVV-ja, ku i akuzon partitë opozitare, duke i cilësuar si shkatërruese të shtetit.

“Nëse mendon që mediat dhe gazetarët, opinionistët që ju kanë përkrahur të vini në pushtet kanë për të heshtur dhe të thonë sa bukur po qeverisë Kurti, kur nuk bën asnjë punë të hajrit, pa menaxhuar fare? Cilat janë rezultatet, cilat? Një vjet asnjë rrugë nuk keni shtruar. Magjistralet janë bërë më keq se që kanë qenë. Mos gjeni fajtorë kujdestarë. Ata janë dënuar me 14 shkurt. Më shumë se ju ne i kemi kritikuar ata.  Ato skandale ne i kemi nxjerrë, jo ju”, ka thënë ai.

Njëjtë sikurse Mushkolaj, mendon edhe Astrit Gashi, i cili ka thënë se gjuha e pushtetit ndaj mediave nuk është e duhura.

Gashi ka thënë se skandalet e zbuluara janë bërë nga mediat e jo nga partitë opozitare të cilësdo kohë.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika