Mushkolaj: Është i njëjti Lajçak, të cilin dikur Kurti e mbronte dhe e lëvdonte

Kësaj akuze të Kurtit ndaj Lajçakut, i ka reaguar analisti, Imer Mushkolaj, duke thënë se “është i njëjti Lajçak, të cilin dikur Kurti e mbronte dhe e lëvdonte”.

Analisti, Imer Mushkolaj në Debat Plus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, se është koordinuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti tha se të dy kishin për qëllim që marrëveshja bazike në mes të Kosovës dhe Serbisë të mos zbatohej në plotni, por vetëm pjesa për Asociacionin.

“E kuptova që dokumenti i Serbisë që në titull tregonte shpërfilljen e marrëveshjes bazike, së pari zbatimi i Asociacionit dhe pastaj diskutimi për planin e BE-së, në fakt ishte shndërruar në qëndrim të Lajçakut. Si i tillë, Lajçaku dhe Vuciqi dukej se ishin koordinuar, me një qëllim të vetëm që ta bëjnë të pamundur një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotni dhe t’i japin jetë një skenari alternativ, që gjysma e marrëveshjes zbatohet, kurse pjesa tjetër të mos zbatohet”, tha ai.

Kësaj akuze të Kurtit ndaj Lajçakut, i ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, duke thënë se “është i njëjti Lajçak, të cilin dikur Kurti e mbronte dhe e lavdonte”.

“Kosova është shtet në kontinentin e Evropës e nuk është në kufi me Meksikën. Thaçi më keq po flet për Borrellin, Lajçakun e Brukselin sesa për Daçiqin e Beogradin, Borrelli e Ljaçaku nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë”, kishte thënë Kurti në vitin 2020.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika