Mushkolaj: Është shumë e qartë që Asociacioni kalon, vetëm është çështje kohe kur fillon zbatimi i tij

Imer Mushkolaj ka thënë se marrëveshja për të cilën është pajtuar Kurti në vete ka Asociacionin dhe se mbetet vetëm çështje kohe zbatimi i saj

Analisti Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë në Debat PlusRTV Dukagjini, se sipas zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, tashmë Asociacioni është një OJQ.

Mushkolaj ka cituar Bislimin kur ishte në Parlamentin Evropian, i cili kishte thënë se kjo ishte një OJQ që merrej me koordinimin e komunave me shumicë serbe.

“Është shumë e qartë që Asociacioni kalon, vetëm është çështje kohe kur do të fillojë zbatimi dhe implementimi i tij në teren”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus, duke shtuar se për të neni shtatë paraqet Asociacionin.

Imer Mushkolaj, gjithashtu, ka shtuar se gjatë kësaj periudhe nuk po diskutohet për marrëveshje finale mes dy vendeve, por për marrëveshje të përkohshme.

Tutje, Mushkolaj ka thënë se në fokus të BE-së nuk ka qenë njohja reciproke, por normalizimi i marrëdhënieve mes tyre.

Në fjalën e tij gjatë debatit, Mushkolaj ka thënë gjithashtu se, sipas BE-së, propozimi evropian sjell normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika