Imer Mushkolaj ka deklaruar se diskutimet për zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosova lidhen kryesisht me interesa personale të aktorëve politikë.
Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Mushkolaj u shpreh kritik ndaj partive politike, duke thënë se premtimet në një situatë të tillë janë të panevojshme.
“Para katër muajve u kryen… edhe koalicioni i Lëvizja Vetëvendosje me partitë që i ka brenda edhe partitë tash opozitare, ato premtime që i kanë pas vlejnë, për mua vlejnë ato. Kështu që hiq mos të hyjnë ‘llugave’ me bë far programesh e far tjerash. Këto zgjedhje me këto befasi që po na i kërkon me diskutu, me i analizu kanë të bëjnë vetëm me akomodim interesash personale, kurgjo tjetër. Tu ja nis prej Vjosa Osmani edhe ndonjë tjetër që mundet i interesuem për me u rikthy në parti ose me u rikthy në garë”, ka thënë ai.
Ai veçoi edhe rastin e presidentes, duke e lidhur me interesa personale politike.
“Vjosa Osmani për shembull, ta zëmë, puro interesa personale, kurgjo tjetër. A ma qaq shumë përshtatet me këtë pozicionin që ka Lumir Abdixhiku… kështu që ‘bo e gjetë’ këto zgjedhjet e 7 qershorit”, ka shtuar Mushkolaj.