Mushkolaj-Hazirit: Veprimet dhe deklaratat që i bëjnë LDK janë shpërputhje në mes vete

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se veprimet dhe deklaratat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë në shpërputhje me njëra-tjetrën. Ai ka kritikuar deklaratat e ashpra dhe mungesën e një mase kritike në LDK

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se veprimet dhe deklaratat verbale të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë në shpërputhje me njëra-tjetrën.

I ftuar në “Debat Plus’ të RTV Dukagjini, drejtuar nënkryetarit të LDK-së, Mushkolaj ka thënë se kjo mund të jetë si shkak i mungesës së krijimit të një mase kritike.

“Veprimet dhe deklaratat që i bëjnë LDK janë shpërputhje mes vetes, deklarimet verbale. Unë e kuptoj që LDK-ja është një parti e organizume, nuk pres personalisht që të del të hedh gaz lotësjellës çka nuk mund të ndodhë. Por, deklarimet e ashpëra janë në disporpocion shumë të madh”, ka thënë ai.

Tutje, Mushkolaj ka ngritur edhe një “problem” tjetër të LDK-së dhe përshtypjes që vie nga reagimet e tyre.

“Lexova një shkrim të një ish-ambasadori të LDK-së, të krijohet përshtypja sikur gjithçka LDK-ja e ka vendos në atë se çka thotë Amerika. Unë nuk besoj se mjafton kaq. Amerika shumë mirë çka thotë por LDK është parti që vepron në Kosovë dhe ka qëndrimet e veta”, ka deklaruar ai.

Këtu ai përfshin edhe PDK-në por jo AAK-në.

Nga ana tjetër, ishte Haziri ai i cili deklaroi se marrëveshja e vitit 2013 në mes ish-presidentit Thaçi dhe palës serbe, nuk kishte të bënte me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Në vitin 2013, marrëveshja e nënshkruar nga zoti Thaçi nuk ka pasur të bëj me Asocacionin. Ajo marrëveshje ka të bëj me shpërbërjen dhe integrimin e strukturave paralele të Serbisë”, ka thënë Haziri.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika