Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar ngërçin politik që po vazhdon me dështimet e njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Mushkolajt, situata aktuale karakterizohet me shumë “hipokrizi, ose më shqip, dyfytyrësi” nga të dyja palët politike.

“Për çështjen e Kuvendit, ka shumë hipokrizi ose me përkthye shqip dyfytyrësi prej dy palëve. Pasi zonja (Hykmete) Bajrami po e thotë atë që e dimë të gjithë, nuk i kanë votat asnjëra palë.

E dyta, zonja Bajrami i përmendi këto të dhënat nga terreni, s’isha bazuar shumë në to, pasi duke u bazuar në të dhënat nga terreni LDK-ja përfundoi e treta. Kështu që nuk iu kanë ndihmuar këto të dhënat nga terreni. Se me pas dal të sakta ashti siç keni thënë, tash LDK-në e kishim partinë e parë.

E treta, nuk i paska VV-ja votat, LDK-në elektorati e ka votuar mos me qenë VV-ja në pushtet. Nëse është kështu atëherë, nëse VV-ja nuk i ka votat për krijimin e qeverisë, atëherë i takon ‘bllokut opozitar’ që ta bëjë qeverinë. Edhe kjo qeveri bëhet kur të kalojmë prej këtij ngërçit të parë, të zgjedhjes së kryetarit përkatësisht kryetares së Kuvendit, në themelimin e qeverisë. Kjo nuk po ndodh”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus.