Mushkolaj: Kryeministri Kurti në të kaluarën e vlerësonte Lajçakun

Analisti politik Imer Mushkolaj ka theksuar se kryeministri i Kosovës kishte vlerësuar pozitivisht emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në të kaluarën, por tani e kritikon

Imer Mushkolaj, analist politik

Analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka përmendur kohën kur kryeministri i Kosovës e vlerësonte lart emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Mushkolaj në “Debat Plus” tha se Lajçaku është i njëjtë si tash, si në të kaluarën.

“Tash është bërë i keq, por është i njëjti Lajcak, edhe atëherë edhe tash e ndërmjetëson dialogun, është i njëjti që Kurti dikur e vlerësonte. Nuk është që nuk e ka vlerësuar, e ka vlerësuar si diplomat të rryer. Edhe atëherë gjithë e kemi ditur qëndrimnin e tij për pavarësinë. E kemi ditur edhe për Borrellin si shef i diplomacisë së Spanjës”, tha ai.

Tutje, Mushkolaj tha se nëse Lajçak është në anën e Serbisë, ashtu sic pretendon Kurti, atëherë i bie se edhe ShBA është në anën e Serbisë.

“Cfarë ka ndërruar tash në perceptimin e Kurtit, e kemi dëgjuar që nga e enjtja e ka vendosur në anën e Serbisë, e ka bërë ndërmjetës që i përfaqëson qëndrimin e Serbisë. Nëse Lajcaku është në krah të Serbisë, i bie që edhe amerikanët janë krah i Serbisë në këtë proces. E pamë që Chollet e Escobar i dhanë përkrahje Lajcakut, thanë që janë në të njëjtën linjë”, tha ai.

Mushkolaj tha se nëse Kurti nuk është në gjendje të shkojë përpara me marrëveshje, atëherë le të kërkojë dalje nga dialogu.

“Nuk mundemi me caktu ndërmjetësin, as na e as Beogradi. S’e kemi caktuar Borrellin, por dikush tjetër. Cilat janë argumentet tona në kuptimin e përgjegjësisë për ta dërguar marrëveshjen përpara, nëse nuk duam ta çojmë marrëveshjen përpara, është momenti të dalim nga dialogu. Kurti le të thotë se nuk është në gjendje ta vazhdojë dialogun sepse ndërmjetësit janë në anën e Serbisë”, tha ai.

Shija e redaktorit

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Të fundit nga rubrika