Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk kanë vullnet ta zbatojnë marrëveshjen e Brukselit apo të Ohrit.
Mushkolaj në “Debat Plus”, tha se edhe po të zbatohet ajo marrëveshje “pikët për pikë”, normalizimi i marrëdhënieve nuk do të ndodh.
“S’jam i bindur që Kurti e Vuciqi janë të interesuar ta zbatojnë marrëveshjen. Përtej që Kurti shpreh vullnetin që bëhen për konsum të jashtëm apo të brendshëm politik, nuk janë të interesuar ta zbatojnë. Zbatimi a nënkupton normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë? Jo. Ka aq shumë mosbesim, jam i bindur që po të zbatohet normalizimi nuk do të arrihet, për përgjegjësi të dy palëve”, tha ai.