Mushkolaj: Kurti i fiton sërish zgjedhjet me premtim kundër Asociacionit

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti do t’i fitojë përsëri zgjedhjet duke premtuar se nuk do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Imer Mushkolaj, analist.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka deklaruar se nuk beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ndërmarrë hapa konkretë, duke filluar nga statuti për themelimin e Asociacionit e më pas të shkojë drejt zgjedhjeve.

Mushkolaj ka theksuar se Kurti mund të përsërisë një “strategji të ngjashme”, duke fituar zgjedhjet me premtimin se nuk do ta themelojë Asociacionin.

“Lidhur me zgjedhjet, unë nuk besoj që pushteti aktual, kryeministri Kurti do të bëjë hapa konkretë në kuptimin zyrtar gjithmonë, duke filluar statutin e tutje për themelimin e Asociacionit e pastaj të vendosë të shkojë në zgjedhje. Unë mendoj se Albin Kurti shkon edhe njëherë në zgjidhje, duke premtuar se nuk e themeloj Asociacionit, kushdo që vepron ndryshe, mendoj se nuk ka të drejtë”, ka thënë ai në Debat Plus.

Mushkolaj ka krahasuar situatën me atë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili, sipas tij, pavarësisht sfidave dhe problemeve në Serbi, ka fituar zgjedhjet duke refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sikurse Aleksandër Vuçiqi që i fitoj edhe një palë zgjedhje në serbi me gjithë ato probleme, hajnitë e të tjera, duke thënë se Serbia nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën, unë mendoj se Kurti do t’i fitojë edhe një herë zgjedhjet, duke thënë se ne nuk do ta krijojmë Asociacionit, edhe nuk e shoh që do të shkojë në zgjedhje, mbasi të marrë hapa konkretë për ta dërguar tutje zbatimin në praktik të tij”, ka deklaruar Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika