Mushkolaj: Ministrja e Ekonomisë më tingëllon si parashikuese e motit

Analisti, Mushkolaj ka thënë se akoma nuk dihet se si planifikon Qeveria e Kosovës të kalojë dimrin e vështirë që paralajmërohet. Ai ka krahasuar shprehjen e Ministres Rizvanolli dhe mungesën e ndihmës së Qeverisë së Kosovës krahas asaj që do të realizonin qeveritë e vendeve në Evropë

Imer Mushkolaj, analist





Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli i tingëllon sikurse një parashikuese e motit.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjni, Mushkolaj ka thënë se qeveritë e tjera nëpër Evropë ofrojnë subvencionim në momentin kur thonë se duhet izoluar shtëpijat.

“Ministrja e Ekonomisë më tingëllon si parashikuese e motit, për me ditë a është dimri i vështirë, hi e lypi parashikimin më të mirë në Google, cilido qoftë, më i miri në botë dhe e marrim vesh. Po na thotë se është mirë me i izolu shpijat, thua ti se nuk e dinë qytetarët e Kosovës se është mire me i izolu shtëpijat”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se akoma nuk dihet se si planifikon Qeveria e Kosovës të kalojë dimrin e vështirë që paralajmërohet.

“Nuk e dimë si do kalohet dimri, nuk e dimë qysh do të sigurohet rryma, nuk e dimë a ka negociata qeveria me ndonjë furnizues”, ka theksuar Mushkolaj gjersa thotë se e vetmja gjë që di janë fjalët e Ministres për të izoluar shtëpijat dhe njëherit, edhe se qytetarëve po u vështirësohet jeta.

Për keqmenaxhimin e krizës energjetike është pajtuar edhe ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai ka theksuar se nuk ka parë ndonjë përgatitje nga ana e kësaj të fundit për thellimin e mëtejmë të saj.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika