Mushkolaj: MPB-ja e Serbisë dhe RTS kanë realizuar një film propagandistik për “Shtëpinë e verdhë”

Kosova nuk ka bërë asgjë për ta plasur të vërtetën e saj para botës, sipas analistit Imer Mushkolaj, ndërsa Serbia nuk është duke e ndalur propagandën

Analisti Imer Mushkolaj ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Radio Televizioni i Serbisë e kanë realizuar një film propagandistik për “Shtëpinë e verdhë“.

“Ministria e Brendshme e Serbisë dhe RTS kanë realizuar një film propagandistik për ‘Shtëpinë e verdhë’”, kështu e ka njoftuar Mushkolaj.

“Filmi, i cili risjell pretendimet për trafikim organesh, jo rastësisht publikohet në kohën e fillimit të gjykimit për krerët e UÇK’së në Hagë dhe në një periudhë mjaft të ndjeshme për Kosovën”, ka shtuar analisti.

Më tej, ai ka thënë se Kosova nuk ka bërë asgjë për ta plasur të vërtetën e saj para botës.

“Ndërkohë çfarë kemi bërë ne, shoqëria, institucionet për ta plasuar të vërtetën tonë në botë? Pak, shumë pak”, ka shkruar në Facebook Mushkolaj.

“Kosova s’ka nevojë të bëjë propagandë si Serbia, as të falsifikojë historinë – mjafton të flasë hapur dhe me zë të fortë për ato që kanë ndodhur”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika