Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas videos, së Lëvizjes Vetëvendosje, ai këtë video e ka vlerësuar si propagandë.

Më tej, Mushkolaj ka thënë se është në pritje të një video ku do të numërohen sukseset e Qeverisë Kurti 2 të cilat kanë ndikim në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Në pritje të videos së VV’së që numëron suksese në arsim e shëndetësi, infrastrukturë e ekonomi, punësim e zhvillim, investim e integrim”.

Mushkolaj ka përfunduar duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje  që ta ndal propagandën.

“Boll propagandë!”, ka shkruar ai në Facebook.