Mushkolaj: Nëse institucionet e Kosovës tërhiqen nga veriu, atëherë çfarë përfituam?

Imer Mushkolaj, analist politik

Deklaratat e sotme të liderëve shtetërorë të Kosovës, sipas analistit politik, Imer Mushkolaj treguan një qasje më të butë ndaj situatës së krijuar në veri.

Ai tha se të dy liderët, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kanë dhënë shenja se mund të arrihet një zgjidhje që do të mund t’i ulte tensionet në veri të vendit.

Por, sipas tij nëse institucionet e Kosovës tërhiqen nga veriu, atëherë duhet të shtrohet pyetja se cfarë përfitoi Kosova nga aksioni i njësisë speciale në veri dhe tentimi për ta shtrirë rendin dhe ligjin.

“Sot krahasu me dy ditë të kalume, sot deklarimet e Kurtit dhe Osmanit, e shoh një qasje më të butë, në kuptimin e veprimeve që institucionet e Kosovës mund të marrin për shtensionimin e situatës në veri. Në Bratisllavë, Kurti dha shenja që mund të gjendet një zgjidhje, por edhe Osmani në Moldavi. Mund ta gjejmë një zgjidhje. Edhe ambasadori amerikan tha nuk mund t’i konsideroj sanksione por pasoja. Ka hapa përpara për me provu me gjetë një zgjidhje, Osmani e përmendi dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja, që përmes peticionin të kërkojnë zgjedhje të reja. Pyetje thelbësore mbetet, nëse Kosova tërhiqet nga veriu, njësitë speciale, që kryetarët të mos shkojnë në komuna. Pse ndodhi kjo, dhe çfarë përfituan institucionet e Kosovës nga veprimet në veri”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika