Mushkolaj: Nuk e di çka kanë me premtu më shumë sesa ajo çka kanë premtuar në dhjetor

Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se fushata aktuale zgjedhore po zhvillohet kryesisht rreth debatit për të kaluarën, ndërsa mungojnë programet konkrete dhe vizionet për të ardhmen.

Në emisionin “Debat Plus”, Mushkolaj tha se partitë politike po fokusohen më shumë në fajësimin e kundërshtarëve sesa në prezantimin e ideve të reja për qytetarët.

“Deri tash, për fat të keq, shumica e fushatës zgjedhore po karakterizohet me të kaluarën. Po provohet se qysh me lënë tjetrin fajtor për të kaluarën, jo për të ardhmen”, deklaroi ai.

Sipas Mushkolajt, në diskursin politik aktual po dominojnë akuzat ndaj qeverisjeve të kaluara dhe debate për figurat politike, ndërsa mungojnë planet konkrete zhvillimore.

“Nuk kam parë ide më të strukturuara, programe e vizione. Deri tani janë duke diskutuar për të kaluarën, në përpjekje maksimale për me lon fajtor tjetrin”, tha Mushkolaj.

Ai vlerësoi se periudha e shkurtër kohore nga zgjedhjet e fundit nuk lë shumë hapësirë për premtime të reja politike.

“Nuk e di çka kanë me premtu më shumë sesa ajo çka kanë premtuar në dhjetor. Kohë shumë e shkurtër. Nuk ka ndodh diçka e madhe për me ndryshu për katër muaj”, u shpreh Mushkolaj.

Sipas tij, edhe takimet elektorale në Kosovë dhe diasporë po dominohen nga temat e së kaluarës, gjë që ai e cilësoi si të dëmshme për debatin politik dhe demokratik në vend.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika