Mushkolaj pas vendimit të Listës Serbe për bojkotim: Kjo është karta e fundit e Vuçiqit

Në takimin e mbajtur në Zveçan, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës. Sipas Mushkolaj, një situatë e tillë paraqet një sfidë për institucionet e vendit

Analisti, Imer Mushkolaj në Debat Plus





“Kjo është karta e fundit e Vuçiqit, në përpjekje për të manipuluar me situatën në veri të vendit”.

Kështu është shprehur analisti, Imer Mushkolaj për Portalin Dukagjini, pas vendimit të Listës Serbe për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Në takimin e mbajtur në Zveçan, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarët e  komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës. Sipas Mushkolaj, një situatë e tillë paraqet një sfidë për institucionet e vendit.

“Kjo është karta e fundit e Vuçiqit në përpjekje për të manipuluar me situatën në veri të vendit. Por, po ashtu, është një sfidë për institucionet e Kosovës se si t’i japin zgjidhje situatës së krijuar, duke pasur parasysh gjendjen e brishtë të sigurisë”, ka deklaruar Mushkolaj.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Përveç kësaj, zyrtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke i zhveshur uniformat e policisë.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika