Mushkolaj: Përjashtimi i Mujecit nga LVV ishte veprimi më i logjikshëm

Në "Debat Plus” të RTV Dukagjini, analisti Imer Mushkolaj ka vlerësuar se një veprim i tillë nga ana e LVV-së lidhur me përjashtimin e Mujecit do duhej ndërmarrur nga secila parti. Megjithatë, ai vlerëson se gjuha e përdorur e LVV-së karshi rasteve të tilla në të kaluarën, ishte më e ashpër

Si veprimi më i logjikshëm është cilësuar përjashtimi i asamblistit Mujeci nga strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga ana e analistit, Imer Mushkolaj.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Mushkolaj ka vlerësuar se një veprim i tillë do duhej ndërmarrur nga secila parti. Megjithatë, ai thotë se në të kaluarën, gjuha e përdorur e LVV-së karshi rasteve të tilla, ishte më e ashpër.

“Ska pasur zgjidhje tjetër se nëse do duhej ndërmarrur diçka, ky do ishte veprimi më i logjikshëm dhe më i pritur që do  uhej të merrte secila parti. Por në fakt nëse kthehemi pak mbrapa dhe e ndjekim se çfarë gjuhe ka përdor LVV, ajo ka qenë shumë më e ashpër. Më kujtohet kur e paten arrestuar këshilltarin e ministrit të Drejtësisë, në kohën e Haradinajt, Selim Sellimit, me drogë. Ministrja e tashme, Albulena Haxhiu thoshte se nuk mjafton vetëm lirimi nga detyra por duhej të jepte dorëheqje edhe ministri”, ka deklaruar ai.

Tutje, Mushkolaj ka deklaruar se nuk ka dëgjuar nga Kurti të kërkohen hetime për raste si ai i rezervave shtetërore dhe jo vetëm, gjë e cila sipas tij do duhej bërë.

Mujeci dyshohet se bashkë me katër persona të tjerë kanë tentuar të transportojnë 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

Mujeci, sic raporton Policia e Shqipërisë, kishte transportuar lëndë narkotike duke i përdorur autoubusët në sezonën turistike nga Kosova në Shqipëri.

“Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur më herët të martën se kanë nisur procedurat diciplinore ndaj asamblistit Mujeci.

Gjatë ditës, nga LVV kanë bërë të ditur se Mujeci është shkarkuar nga të gjitha strukturat e partisë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika