Mushkolaj: SHBA-ja dhe BE-ja po provojnë ta nxjerrin Vuçiqin nga duart e Rusisë

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Bashkësia Ndërkombëtare, BE-ja dhe SHBA, “frikën kryesore” e kanë eskalimin e situatës

Analisti, Imer Mushkolaj në Debat Plus

“Edhe BE-ja dhe SHBA-të janë të interesuar me çdo çmim që të provojnë ta nxjerrin Vuçiqin nga petkat e Rusisë. Në njëfarë forme në jemi duke e paguar edhe këtë çmim, për shkak se ka ndryshuar gjeopolitika në rajon dhe më gjerë”.

Kështu ka thënë analisti Imer Mushkolaj në emisionin “Debat plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për masat politike dhe ekonomike kundër Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Këto janë e njëjta gjë. Janë masa dikush i quan sanksione, unë i quaj masa ndëshkuese. Nëse ti i anulon takimet e nivelit të lartë atëherë është masë ndëshkuese, nëse e ndalë financimin e një projekti, ajo është masë ndëshkuese. Nuk është hera e parë që Kosova është ballafaquar me masa të ngjashme, në kohën e Ramush Haradinajt, në kohën e taksave janë marrë disa masa. Këtu kemi të bëjmë menjë sërë masash të tjera që atëherë nuk kanë qenë. Këto masa janë masa të cilat i janë vendosur Kosovës për shkak se nuk ka bërë hapa përpara në depërshkallëzimin e situatës në veri”.

Sipas tij, Bashkësia Ndërkombëtare, BE-ja dhe SHBA, “frikën kryesore” e kanë eskalimin e situatës.

“Në kohën kur në Ukrainë po zhvillohet lufta nga agresioni rus, mos po zhvillohet një situatë në veri të Kosovës që mundet të kalojë në konflikt dhe të shkaktojë viktima”.

Mushkolaj beson që mjeshtri dhe kreativitet është që si të dilet nga kjo situatë dhe njëkohësisht të mos prishen raportet me SHBA-të dhe evropianët.

“Nuk e shoh efektivë që të shtohen sanksionet me idenë që të shtohet presioni ndaj Kurtit që të lëvizë tutje. Edhe ndërmjetësit duhet të shohin rrugë të tjera, të lëvizin nga pozicionet që i kanë në raport me situatën e krijuar në Kosovë. Duhet të kemi parasysh që Kosova ka obligime ndërkombëtare. Edhe kjo qeveri e ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe e ka marrë përsipër disa obligime, a janë të drejta apo jo këto masa, duhet të shihet në kontekst në të cilin po zhvillohen ngjarjet në veri”, shtoi më tej ai.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika