Mushkolaj: Shpresën më të afërt e kemi anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Analisti, Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se merita për liberalizimin e vizave për vendin u takon edhe qeverive të kaluara, sepse, sipas tij, është punuar shumë në këtë drejtim.

“Sa i përket çështjes që Serbia nuk po e pranon marrëveshjen, në fakt e kemi një letër të kryeministres që e ka dërguar në Bruksel, ku flet për qasjen e Serbisë karshi mospranimit të marrëveshjes me Kosovën…Unë mendoj që kur vjen puna për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Serbia nuk është ajo që mund ta ndalojë ose ta refuzojë, por mund të ndikojë për keq”, ka thënë Mushkolaj.

“Derisa ajo kohë vjen, mendoj që ka rrugë për t’u bërë. Nuk po flas për anëtarësimin në OKB, e kemi më së afërti shpresën që mund të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës, kjo është më e afërta”, ka thënë analisti.

Analisti është shprehur se për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Kosovës mund të dalë problem moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika