Mushkolaj: Vetëm pasi Haziri shprehu vullnet për koalicion me LVV-në, u aktivizuan degët e Lipjanit dhe Pejës

Analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar se debatet dhe përçarjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk janë të reja, duke theksuar se historikisht ato kanë përfunduar me dobësimin e partisë dhe jo me forcimin e saj.

Mushkolaj në “Debat Plus” tha se që nga vitet e para të themelimit të LDK-së kanë ekzistuar pakënaqësi të brendshme dhe sfida ndaj udhëheqjes së partisë.

“Debati në LDK lidhet me largimin e njerëzve të rëndësishëm të partisë. Që nga viti 1991 e deri më sot, pakënaqësitë brenda LDK-së kanë përfunduar me shkatërrimin e partisë e jo me kohezion. Po të kishte pasur kohezion, LDK nuk do të ishte sot në 16 për qind”, u shpreh Mushkolaj.

Ai vlerësoi se rënia e LDK-së është thelluar sidomos pas vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës kjo parti ka marrë teposhtën. Gjithmonë ka pasur një grup që e ka sfiduar kryetarin, ndërsa kryetarët, për ta mbajtur pozitën, ose i kanë përjashtuar kundërshtarët nga partia ose ata janë vetëlarguar për shkak të situatës së krijuar”, tha ai.

Sipas Mushkolajt, pakënaqësitë e sotme lidhen edhe me projektin “Rruga e Re” të kryetarit Lumir Abdixhiku, ku, sipas tij, figura të vjetra të partisë nuk u përfshinë.

Ai tha se mospajtimet janë thelluar pas zgjedhjeve të janarit, por u bënë publike vetëm pas deklaratës së nënkryetarit Lutfi Haziri për gatishmërinë e LDK-së për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pakënaqësitë e degëve, sidomos të Lipjanit dhe Pejës, u bënë publike vetëm pas deklarimeve të Hazirit për vullnetin për të bërë koalicion me Vetëvendosjen. Deri atëherë nuk ishin bërë publike. U aktivizuan publikisht këto dy degë. Nuk është arsyeja e vetme, por është interesant momentumi pas deklarimit të Hazirit”, deklaroi Mushkolaj.

Ai shtoi se rezultatet zgjedhore dhe raportet e forcave brenda LDK-së tashmë janë të qarta, ndërsa zhvillimet e fundit dëshmojnë se pakënaqësitë në parti po dalin gjithnjë e më shumë në sipërfaqe.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika