Musk për robotin “Optimus” nga Tesla: Do të jetë një kirurg i jashtëzakonshëm

Gjatë Ekspozitës së 8-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), në rajonin e Azi-Paqësorit, të enjten, Tesla prezantoi robotin humanoid Optimus, i krijuar për t’u përdorur si në shtëpi ashtu edhe në industri.

Drejtori i Teslas, Elon Musk, u shpreh se roboti Optimus i kompanisë Tesla Inc. do të ndihmojë në eliminimin e varfërisë dhe krimit, shkruan Euronews, transmeton Dukagjini.

Musk theksoi gjithashtu parashikimin e tij se Optimus ka “potencialin të jetë produkti më i madh i të gjitha kohërave.”

Sipas raportimeve, Optimus është roboti humanoid me dy këmbë i Tesla-s, ende në fazë zhvillimi dhe jo i hedhur në treg. Më herët, Musk ka theksuar se këta robotë do të jenë aq të avancuar sa do të mund të punojnë në fabrika apo të kujdesen edhe për fëmijët.

Të enjten, ai ngriti edhe më lart pritshmërinë për këtë robot, duke u shprehur se: “Optimus do të jetë një kirurg i jashtëzakonshëm,” tha Musk.

Sipas tij, me Optimus dhe drejtimin autonom “mund të krijohet një botë pa varfëri, ku të gjithë kanë akses në kujdesin më të mirë mjekësor”.

Ndërkoh, Musk shtoi se Tesla pritet të demonstrojë një version të ri të robotit, të quajtur V3, në tremujorin e parë të vitit 2026.

Mdërkohë, ekspozita CIIE në Shangai mbetet një platformë kyçe për prezantimin e inovacioneve teknologjike globale, ndërsa prania e Cybercab dhe Optimus konfirmon ambicien e Teslës për të udhëhequr të ardhmen e lëvizshmërisë inteligjente dhe automatizimit.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika