Musk zhbllokon llogarinë e Donald Trump në Twitter

Llogaria e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Twitter është rikthyer pas një sondazhi ku më shumë se 15 milionë e përdorueseve votuan për heqjen e ndalimit

Ilustrim

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se llogaria e Donald Trump është rikthyer pas një sondazhi në të cilin përdoruesit e mbështetën ngushtë masën.

“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Tëitter votuan për heqjen e ndalimit.

Por ish-presidenti amerikan mund të mos kthehet në platformë, duke thënë më herët “Unë nuk shoh ndonjë arsye për këtë”.

Llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës.

Menaxhmenti i mëparshëm i Twitter veproi vetëm disa ditë pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kapitolin e SHBA në Uashington DC më 6 janar.

Qindra protestues hynë në kompleks ndërsa Kongresi Amerikan u përpoq të vërtetonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Dhuna që pasoi çoi në vdekjen e katër civilëve dhe një oficeri policie.

Menjëherë pas trazirave, llogaritë e Donald Trump në Facebook, Instagram dhe YouTube, të cilat kishin të gjitha dhjetëra miliona ndjekës, u pezulluan gjithashtu, shkruan BBC.

Disa muaj më vonë, ai lançoi platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.

Në fillim të kësaj jave, republikani njoftoi se do të kandidojë sërish për presidencën e SHBA-së në vitin 2024.

Musk, njeriu më i pasur në botë, mori kontrollin e Twitter në tetor në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh (37 miliardë paund).

Ai filloi menjëherë një seri ndryshimesh rrënjësore brenda gjigantit të mediave sociale, mes shqetësimeve se ai mund të lirojë rregulloret e Tëitter për gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika