Musliu: AKI nuk u tregua inteligjente në rastin e ftesës nga Specialja të Ramadanit

Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me ftesën e Gjykatës Speciale ndaj Burim Ramadanit, inspektorit i Përgjithshëm në AKI, duke e akuzuar se ky i fundit e ka dëmtuar këtë institucion

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka deklaruar se ky institucion nuk është treguar aspak ‘inteligjent’ lidhur me ftesën e Gjykatës Speciale ndaj Burim Ramadanit, inspektor i Përgjithshëm në AKI.

Musliu, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’  ka thënë se ky i fundit e ka shfrytëzuar AKI-në për të tërhequr vëmendje publike dhe e ka dëmtuar këtë institucion.

“Ky institucion që fshehtësinë e ka punë të përditshme, çuditërisht lëshoi edhe komunikatë zyrtare lidhur me një ftesë për Ramadanin, rast që siç njoftoi nuk ndërlidhet asgjë me institucionin”, ka shkruar Musliu.

“Shfrytëzimi i AKI-së nga Ramadani për të tërhequr vëmendje publike në emër të saj e dëmton më së shumti vetë këtë institucion, ku me përkushtim dhe integritet të lartë shërbejnë shumë vajza dhe djem që e duan Kosovën pa politikë, pa hile dhe pa rezerva”, shkruhet ndër të tjerash në postim.

Tutje, Musliu ka thënë se si Kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së do të kërkojë zyrtarisht përgjegjësi për “rrëshqitjen” e këtij institucioni në këtë rast.

“Nga Ramadani thjesht është kërkuar ‘të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës së luftës dhe të ofrojë dokumentacion, përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000’. AKI-ja nuk është në shërbim të individëve, por në shërbim të shtetit dhe sigurisë së qytetarëve tanë”, ka përfunduar ajo.

Gjykata Speciale ka ftuar Inspektorin e Përgjithshëm të AKI, Burim Ramadani që të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit.

Kjo është bërë e ditur nga AKI, përmes një njoftimi për media.

“AKI njofton opinionin publik se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar fletëthirrje për dëshmitar për Inspektorin e Përgjithshëm të AKI, Burim Ramadani”, u tha në njoftim.

Zyra e Prokurorit të Specializuar thërret Ramadanin në cilësinë e dëshmitarit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika