​Musliu: Ata që ishin në qeverinë Kurti 2 nuk do ta marrin votën e PDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar se gjendja po bëhet e padurueshme për shkak të një personi i cili është i etur për pushtet, derisa ka arrit në shkalla më e lartë e degradimit të shtetit të Kosovës.

Ajo para seancës së Kuvendit, tha se gjendja tanimë po bëhet e padurueshme dhe mediat, qytetarët, e opozita, duhet ta ngrisin zërin sepse heshtja e përgjithshme do të thotë pjesëmarrje në faj.

Sipas saj, shteti i Kosovës nuk e ka luksin që të tolerojë tutje një stagnim të tillë i cili e ka ngulfat Kosovës, qoftë në zhvillimin ekonomik, qoftë në marrëdhëniet ndërkombëtare..

“Nuk na ka borxh Kosova ne si politikan të sillemi në këtë formë, e them për partinë që e ka marrë besimin e shumicës së qytetarëve. Qytetarët nuk e meritojnë këtë trajtim nga një njeri që njëherë ka marrë 51 %, tani mbi 40 për qind dhe ai të sillet kështu. Ju jetoni këtu, po i shiheni çmimet çdo ditë duke u rritur, pagat janë nën çdo nivel, shtrenjtimi i rrymës po vazhdon, abuzimi me institucionet e vendit po vazhdon çdo ditë nuk ke pse del në rrugë të cilët ta mbushin mendjen që po bëjnë gara, bordet i kanë mbushur me militantë partiakë dhe kanë arritur në shkallën më të lartë të degradimit të shtetit të Kosovës…..asnjë kandidat i cili ka qenë në qeverinë Kurti 2 nuk do ta marrw votën e PDK-së”, tha ajo.

Ajo i bëri thirrje Albulena Haxhiut që të reflektojë dhe të mos abuzohet nga një njeri që ka etje për pushtet.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika