Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së gazetarit serb Branislav Krstić, i cili e quajti policin Afrim Bunjaku “viktimë kolaterale”.

Sipas Musliut, kjo deklaratë është jo vetëm e rreme, por edhe fyese.

“Deklarata e gazetarit serb Branislav Krstić se Afrim Bunjaku ishte viktimë kolaterale është e rreme dhe fyese. Bunjaku u vra me qëllim në një pritë të planifikuar mirë nga një grup paramilitar i mbështetur nga Serbia, me synim destabilizimin, goditjen e Policisë së Kosovës dhe avancimin e axhendës politike të Serbisë dhe Listës Serbe”, ka shkruar Musliu në Facebook.