Musliu kërkon mbrojtje nga shteti, pasi Haxhiu deklaroi se në Kosovë vrasja e grave ndodh vetëm pse janë femra

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar duke thënë se “në bazë të asaj se çfarë po thotë ministrja Albulena Haxhiu sot në këtë vend, unë qysh sot kërkoj nga shtetit që të më ofrojë ndihmë edhe të më mbrojë, sepse edhe unë jam një grua dhe petku i deputetes nuk më mbron mua nga fenomeni i femicidit”.

Më poshtë mund të lexoni kërkesën e Musliut drejtuar krerëve të shtetit, ku ka kërkuar mbrojtje nga Ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme.

“Që qenka pjesë e shoqërisë tonë, prandaj unë publikisht kërkoj nga ministrja e Drejtësisë  nga ministri i Punëve të Brendshshme, nga kryeministri i vendit dhe nga të gjithë që janë përgjegjës që mua të më garantojë. Sepse del dikush edhe më vret vetëm pse jam grua në sheshin e Prishtinës. Nëse mund të vijmë në këtë përfundim që e tha ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila është tmerri, tmerri, tmerri i përfaqësimit institucional dhe mesazhit që e jep nga kjo foltore, që jep sot që thotë se në Kosovë vriten gratë vetëm pse janë gra. Hej kthjelluni”, ka thënë Musliu.

Ndërsa më poshtë është deklarata e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

“Për mua vazhdon të jetë e papranueshme qasja e zonjës Musliu. Sepse ju në njëfarë forme arsyetuat vrasjet ndaj grave. Jeni e papërmirësueshme zonja Musliu. Njësoj keni vepruar dhe në kohën kur e kemi proceduar Projektligjin për njohjen e statuset të grave të dhunuara gjatë luftës, njësoj keni vepruar, prandaj jeni e papërmirësueshme”, ka thënë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Termi femicid, shkak i përplasjes së Musliut – ministres Haxhiu e Fejzës së VV-së

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika