Musliu kërkon nga deputetët të mos e lejojnë Listën Serbe të hyjë Kuvendin e Kosovës

Ganimete Musliu, ka bërë një kërkesë për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që të mos lejohet hyrja e deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, përmes një statusi në Facebook, ka bërë një kërkesë për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka kërkuar nga ana e tyre që të mos e lejojnë futjen e deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

“Nëse jo KQZ-ja e Kushtetusja, duhet te mobilizohem ne, deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa dallim partie, pozitë e opozitë dhe mos ti lejojmë deputetët e Listës Serbe me u fute në Kuvend. Çka është mjaft është mjaft!”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, Lista Serbe e ka kundërshtuar aksionin e Policisë së Kosovës sot gjatë orëve të hershme të mëngjesit, e cila i bastisi pesë prona në veri të vendit, shumica prej tyre prona të kriminelit Milan Radojçiq.

Në një reagim të Listës Serbe thuhet se bastisjet ishin brutale dhe të paligjshme.

Po ashtu, ata e kanë kritikuar edhe EULEX-in, i cili, sipas tyre, vetëm i ka vëzhguar bastisjet nga larg.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika