Musliu kërkon rrëzimin e Qeverisë: Me dhunë erdhën në pushtet, me dhunë duhet të shkojnë “në shtëpi”

Në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u kërkoi qytetarëve të bëhen bashkë kundër Qeverisë. Madje, ajo u shpreh se Qeveria aktuale duhet të largohet me dhunë nga pushteti, sepse, sipas saj, ashtu edhe i ka fituar zgjedhjet

Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që përmes protestës t’i kërkojnë të drejtat e tyre.

Në Kuvendin e Kosovës, Musliu u kërkoi atyre që të bëhen bashkë kundër Qeverisë. Madje ajo u shpreh se Qeveria aktuale duhet të largohet me dhunë nga pushteti, sepse, sipas saj, ashtu edhe i ka fituar zgjedhjet.

“Ju ka kalu koha, ju ka kalu koha duke i akuzu qeveritë e kaluara, është koha të kfilleni. Qytetarë [të Kosovës] nëse qytetarë të Gjermanisë marrin guximin për të protestuar për të drejtat e tyre, pse ju jo. Kjo Qeveri e meriton, me dhunë si ka ardhë në pushtet, me dhunë të shkojë te shtëpia”, tha ajo.

Musliu tha se qytetarët e Kosovës janë varfëruar për shkak të politikave të dëmshme të Qeverisë së Kosovës.

“Po shohim tendenca për të mashtru qytetarët e Kosovës për të servuar propagandë. Ndoshta para tri viteve keni pas mundësi me i mashtru, ju kanë besu se kur të vini do bëni mrekulli. Kurse sot nuk mundeni, sepse i kanë në duar faktuarat e papaguara të energjisë, edhe pak i presin fakturat e reja që do vijnë me shuma marramendëse, ata kanë hall si do ia dalin”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika