Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se është në koordinim me Listën Serbe për të mos lejuar konstituimin e Kuvendit para 16 shtatorit.
Përmes një statusi në Facebook, Musliu ka thënë se përpjekjet për ta rishkruar historinë e Kosovës janë të kota, duke përmendur disa nga vendet ku shqiptarët u vranë gjatë luftës.
“Albin Kurti në koordinim të plotë me Listën Serbe nuk duan të kemi Kuvend para datës 16 shtator. E keni të kotë! Nuk do mund ta rishkruani historinë! Historia e Kosovës është shkruar në Prekaz, në Çirez, në Likoshan, në Likoc, në Reçak, në Abri, në Poklek, në Krushë, në Meje… dhe në çdo vend ku shqiptarët dhanë jetën për liri”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka shtuar se historia e Kosovës është shkruar “me gjakun dhe sakrificën e njerëzve tanë”.
