Musliu: Marsi sjell vendimin për jetësimin e unazës njëkahore

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në një bisedë me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, njoftoi se janë disa rregulla që duhet të respektohen gjatë qarkullimit në këtë rrugë

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu

Komuna e Prishtinës kohëve të fundit ka bërë disa ndryshime, me theks në komunikacion. Disa rrugë u bënë një kahore, u vendosën sinjalizues për vendkalimet e këmbësorëve të rregulluara me semaforë dhe së fundi, ashtu siç ishte premtuar filloi edhe zgjatja e sheshit të kryeqytetit.

Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë, u mbyll në fund të muajit nëntor, duke u shndërruar në shesh ku qytetarëve iu ofrua mundësia të shijojnë festat e fundvitit me koncerte çdo natë nga shumë artistë të estradës kosovare, organizim nga Komuna e Prishtinës.

Kjo e fundit, pas mbylljes së kësaj rruge njoftoi se njëjta do të hapet në fillim të Janarit, por pa përmendur ndryshimet e planifikuara.

E të premten e 13 Janarit, rruga “Xhorxh Bush”, u lirua për qarkullim, por jo për të gjithë. Në rrugën “Xhorxh Bush”, mund të qarkullojë trafiku urban, automjetet e emergjencës dhe taksitë, ndërsa pjesa tjetër është bërë shesh për këmbësorët.

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në një bisedë me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, njoftoi se janë disa rregulla që duhet të respektohen gjatë qarkullimit në këtë rrugë.

“Të drejtë qarkullimi në këtë rrugë kanë trafiku urban, ambulancat, zjarrfikësit, veturat e policisë dhe taksitë. Shpejtësia është e kufizuar në 20 km/h. Gjoba për qytetarët të cilët kalojnë me veturat e tyre në këtë rrugë do të jetë 500 euro, si dhe për një vit marrja e patente shoferit. Gjoba do të ketë edhe për taksitë që nuk i japin përparësi trafikut urban, poashtu 500 euro dhe 3 muaj marrja e patent shoferit”, ka thënë Musliu.

Musliu ka folur edhe për projektin e unazës njëkahore në kryeqytet, ku sipas tij në fund të muajit Mars, presin vendimin përfundimtar të kryetarit Përparim Rama, për funksionalizimin e projektit.

“Pas dy testimeve që u bënë në vikend dhe një në ditë pune për projektin e unazës njëkahore, do të jetë fundi i muajit Mars kur kryetari Rama, do të merr vendimin përfundimtar për jetësimin e projektit. Sigurisht se kryeqyteti do të pësojë disa ndyshime, ku do të ketë korsi për trafik urban, për biçikleta dhe ne besojmë se komunikacioni do të shkarkohet. Kërkohen investime të mëdha deri në 12 milionë euro dhe këto mjete do të sigurohen nga Banka Botërore”, ka thënë Musliu për Radio Dukagjini.

Pas jetësimit të këtij projekti, zyrtari komunal ka thënë se do të punohet në zgjatjen e sheshit deri në Ulpianë, konkretisht afër Xhamisë që është duke u ndërtuar.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika