Musliu: Në Serbi nuk ka më institucione të pavarura, por një aparat shtetëror që i shërben vetëm mbijetesës politike të regjimit
Nga pamjet e fundit që tregojnë dhunën brutale të ushtruar nga xhandarmëria serbe ndaj protestuesve në Serbi, po bëhet gjithnjë e më e qartë se strukturat e sigurisë në këtë shtet janë kthyer në instrumente të pastërta të represionit politik. Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, thekson se kjo xhandarmëri, është bërë një shtyllë e pushtetit […]
Nga pamjet e fundit që tregojnë dhunën brutale të ushtruar nga xhandarmëria serbe ndaj protestuesve në Serbi, po bëhet gjithnjë e më e qartë se strukturat e sigurisë në këtë shtet janë kthyer në instrumente të pastërta të represionit politik. Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, thekson se kjo xhandarmëri, është bërë një shtyllë e pushtetit autoritar të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Sipas Musliut, në Serbi nuk ka më institucione të pavarura; ato janë zëvendësuar me një aparat shtetëror që funksionon vetëm për mbijetesën politike të regjimit aktual.
“Kur “xhandarmëria terroriste” bëhet shtylla e regjimit
Pamjet ku shihet dhuna brutale e xhandarmerisë serbe ndaj protestuesve, të cilët me plot të drejtë e quajnë “xhandarmeria jonë terroriste”, janë dëshmi e qartë se Vuçiqi ka shndërruar organet e sigurisë në vegla të pushtetit autoritar. Në Serbi nuk ka më institucione të pavarura, por një aparat shtetëror që i shërben vetëm mbijetesës politike të regjimit – dhe kjo e bën krizën serbe një çështje sigurie për mbarë rajonin”, ka shkruar Musliu në Facebook.















