Musliu pas raportimit të Ajetit: Në muajt e ardhshëm mund të rriten kërcënimet nga Serbia

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, duke iu referuar raportimeve të shefit të AKI-së, ka thënë se nga të dhënat për inteligjencë, në muajt e ardhshëm mund të rriten kërcënimet nga Serbia

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, gjatë konferencës së mbajtur më 29 qershor 2022. Foto TV Dukagjini

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, bazuar në të dhënat për inteligjencë ka raportuar para Komisionit Parlamentar për veprimtarinë e strukturave të Republikës së Serbisë në Kosovë.

Musliu duke iu referuar të parit të AKI-së ka thënë se në muajt e ardhshëm mund të rriten kërcënimet nga Serbia.

“Konstatojmë se gjendja e përgjithshme e sigurisë në vend është stabile. Situata më e brishtë në Republikën e Kosovës paraqitet në kuadër të katër komunave në veri, për shkak të ndërhyrjeve nga Serbia në aktivitetet e shtuara të strukturave ilegale dhe organizatave e të ndryshme radikale”.

”Serbia përmes strukturave të saj po bën përpjekje për të rritur gatishmërinë te serbët lokalë, dhe tensionimit të situatës në Kosovë. Serbia ka angazhuar mekanizmat e saj ilegalë për të monitoruar aktivitetet e strukturave të sigurisë në Kosovë, por edhe të bëjë lëvizje të strukturave ndërkombëtare që operojnë në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu,

Musliu ka thënë se, “deklaratat kërcënuese të Serbisë për Kosovën si, rritja e financimit dhe forcimit të strukturave të kundërligjshme në Kosovë, mbështetja e individëve dhe grupeve të krimit te organizuar për të ushtruar aktivitete të kontrabandës, janë vetëm për një qëllim, të zbehjes së rolit të sigurisë e po ashtu, paraqitjes së serbëve si viktima, përfshirë “problemet” e pronave të kishës serbe”.

Sipas saj, edhe kalimet joformale të kontrabandës së mallrave, shpërndarja e lajmeve të rreme, me qëllim të zbehjes së rolit të sigurisë, paraqitja e serbëve si viktima, përfshirë “problemet” e pronave të kishës serbe, janë disa nga elemenet që i shërbejnë tendencës për destabilizim të vendit.

“Investimet nga Serbia bëjnë kërcënim në rritje, pasi investojnë në fuqizimin e strukturave ilegale në Kosovë si dhe avancimin e interesave serbe për kolonizim të lagjeve kolektive ne veri te Mitrovicës. Cak aktualisht janë pronat e shqiptarëve në katër komunat veriore”, ka deklaruar udhëheqësja e Komisionit për AKI, Musliu.

Më tej, ajo ka deklaruar se në synim janë edhe banesat kolektive dhe ndërtimet në katër komunat pa leje të institucioneve të Kosovës. Prandaj, nga kjo çështje ajo ka ftuar institucionet që të jenë të vëmendshëm.

“Target janë edhe banesat kolektive, ndërtimet në katër komunat në veri janë pa leje të institucioneve të Kosovës. Trendi i largimit të shqiptarëve përbën atakim edhe për ne. Prandaj ftoj institucionet që të jenë të vëmendshëm dhe të përcjellim çdo detaj. Ne si komision i kemi përafruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë”, ka thënë Musliu.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika