Musliu: Përfunduam largimin e mbeturinave mbi 30 mijë metra kub

Drejtori i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka njoftuar se të shtuinën e 20 gushtit kanë përfunduar me largimin e 30 mijë m3 mbeturina nga deponia ilegale në Hajvali

Drejtori i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu

Drejtori i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu ka njoftuar se të shtunën e 20 gushtit, komuna e Prishtinës ka përfunduar largimin e mbeturinave të krijuara nga deponia ilegale e mbeturinave në Hajvali.

Ilirik Musliu ka thënë se nga kjo deponi janë larguar rreth 30 mijë m3 mbeturina.

“Sot në Hajvali përfunduam largimin e mbeturinave të krijuara nga kjo deponi ilegale (mbi 30,000 m3)’, thuhet në postimin e drejtorit të shërbimeve publike.

Foto e postuar në llogarinë e Iilirik Musliut në Facebook

Musliu ka shtuar se mbrojtja dhe kujdesi ndaj mjedisit, duhet të jetë qëllimi i gjeneratave të reja dhe shoqërisë në përgjithësi.

“Ta bëjmë Prishtinën qytet të pastër, gjelbër dhe të jetueshëm”, shton Musliu.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika