Musliu publikon deklaratën e patriarkut serb Porfirije, ku dezinformon rreth Kosovës

"Gjuhë e urrejtjes nga Porfirije, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, i cili dezinformon kundër Republikës së Kosovës, dhe e quan atë ‘Serbia e Vjetër’."

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka publikuar një deklaratë të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Në këtë deklaratë, sipas Musliut, patriarku serb ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe ka dezinformuar rreth shtetit të Kosovës.

“Gjuhë e urrejtjes nga Porfirije, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, i cili dezinformon kundër Republikës së Kosovës, dhe e quan atë ‘Serbia e Vjetër’. Vendet perëndimore kanë reaguar dje për ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë”, ka shkruar Musliu në X.

E patriarkut serb, para disa ditësh, Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për të vizituar Patriarkanën e Pejës.

Ky veprimcështë kritikuar nga vendet e QUINT-it.

“Vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, i cili qartë specifikon të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerikët e Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhej në reagimin e tyre.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika