Musliu reagon për largimin e pjesëtarëve të FSK-së: Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar mbi largimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Përmes një postimi, deputetja Musliu është shprehur se “nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë!”. Deputetja e PDK-së ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me […]
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar mbi largimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Përmes një postimi, deputetja Musliu është shprehur se “nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë!”.
Deputetja e PDK-së ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me një trend frikësues të largimit të pjesëtarëve të saj nga shërbimi si ushtarë.
“Vetem nga 1 Janar 2023 deri sot jane larguar 16 pjestarë të FSK-së”, ka shtuar deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.















