Musliu: Serbia tentoi që përmes postierëve shqiptarë të përhapë propagandë në Kosovë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka deklaruar se Serbia tentoi që përmes postierëve shqiptarë të përhapë propagandë në Kosovë

Agim Musliu, Ekspert i sigurisë

Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu ka njoftuar se këto ditë i kanë ardhur disa dezinformata nga disa persona që burimin e kanë në Beogradin zyrtar, që përmes “postierëve shqiptarë”  kanë provuar të shpërndajnë “të ashtuquajtura dokumente komprometuese për figura të rëndësishme të Kosovës”.

Në një postim në Facebook, Musliu ka thënë se dokumentet kanë qenë në gjuhën serbe dhe te shkruara me tendencë, ku shihet dukshëm qëllimi i dëmtimit të Kosovës.

Ai ka thënë se në institutin Octopus njihen metodat dhe qëllimet e operimit të serbëve nga Beogradi dhe se nuk bien pre e këtyre mashtrimeve.

Ai ka thënë se ka informata që “postierët shqiptarë” të Beogradit po provojnë që materiale të tilla t’ua shpërndajnë adresave të tjera, si në media, ashtu edhe te disa organizata.

“Normalisht që ne në institutin OCTOPUS e njohim edhe qëllimin edhe metodën e operimit të serbëve nga Beogradi, dhe nuk mund të bijmë pre e këtyre mashtrimeve, por jemi shqetësuar sepse kemi të dhëna se “postierët shqiptarë” të Beogradit po provojnë që materiale të tilla t’ua shpërndajnë adresave të tjera, si në media, ashtu edhe te disa organizata. Instituti OCTOPUS do të përpiqet që në radhë të parë, të kontribuojë për sigurinë dhe do ta ruajë integritetin profesional, e më vonë do të kujdesemi për të ashtuquajturën “Liri e shprehjes”, përmes së cilës shpesh përhapet municion propagandistik”, ka shkruar tutje Musliu.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika