Musliu-Shoshi: E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar kryeministrin Kurti për vendimin e një dite më parë për tokat rreth Manastirit të Deçanit. Sipas Shoshit, Kurti ka ka bërë propagandë e ka gënjyer vetëm sa për të kapur pushtetin

“Vazhdoj të mendojë që duhet të ketë ETIKË edhe në politikë, madje të lartë”, kështu e nisi një shkrim siç duket jo fortë të lehtë, në Facebook, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musli-Shoshi.

Muslu-Shoshi shkruan se është e pafalshme humbja që Albini[Kurti] me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës, liberalizim të vizave, e progresin drejt rrugës euroatlantike.

Sipas Muslu-Shoshit “vetëm për kauza të rrejshme vetëm e vetëm me ardh në pushtet”.

Deputetja e PDK-së vazhdoi duke thënë se “në pushtet edhe vjen me propagandë, e gënjeshtër por me vazhdu me jetu me rëndesën e veprimeve tua që ja ke shkaktuar një populli është shkatërruese në masën që as pushteti i tillë nuk të duhet”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika