Musliu – Shoshi: Kurti nuk po e mbron interesin e Kosovës

Drejtuar kreut të ekzekutivit, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Kurti nuk po i mbron interesat e vendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi (PDK)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i frikësohet opozitës.

Drejtuar kreut të ekzekutivit, deputetja e PDK-së ka thënë se Kurti nuk po i mbron interesat e vendit.

“Se Albini i frikësohet opozitës fol vetë fakti që nuk po raporton në Kuvend.  Klauzolat e nenet nuk i interesojnë askujt, mandatin e ke me i mbrojt interesat e vendit dhe mos me hup miq. As nuk je duke e mbrojt interesin dhe as miq tanimë nuk ke”, shkroi ajo në Facebook.

Kryeministri i Kosovës i është kundërpërgjigjur me ironi kërkesave të partive opozitare për zgjedhje të parakohshme.

Kurti tha se zgjedhjet nuk i konvenojnë as Qeverisë së Kosovës dhe as opozitës, dhe se ai është i interesuar t’i mundë në zgjedhje partitë opozitare e jo t’i zhdukë ato.

Kurti la të nënkuptonte se, sipas tij, në rast të zgjedhjeve të parakohshme rezultati pro partisë së tij do jetë edhe më i thellë.

“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon shkarkimin e dorëheqjen time, herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës, unë jam i interesuar ta mund në zgjedhje opozitën dhe jo ta zhduki”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika