Musliu: Si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Kryedemagogia e Kosovës, Gërvalla, më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka pranuar kërcënime pas një debati me ministren e MPJD-së, Donika Gërvallën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se pyetja e saj është keqinterpretuar qëllimshëm nga Gërvalla

Deputetja e Kuvendit të  Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka thënës se ka pranuar kërcënime pas një debati që ka pasur me ministren e Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Kuvendin e Kosovës.

“Pyetja ime drejtuar Kryedemagogës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, që mund të shihet në video ishte: A mendon se Kosova mori njohjen ndërkombëtare vetëm pse e kishte të drejtën e shpalljes së pavarësisë?”, ka thënë deputetja e PDK-së Musliu-shoshi që sipas saj kjo ka qenë pyetja  që është keqinterpretua qëllimshëm nga Gërvalla.

Më tej ajo ka thënë si pasoj kësaj ajo ka marrë edhe kërcënime nga votuesit e Gërvallës.

“Si rezultat i deformimit të qëllimshëm të së vërtetës, mua më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta të cilat po i postoj, që ta sheh Donika dhe të gjithë të tjerët se kush i solli në pushtet dhe për kë e kultivojnë demagogjinë soji i saj dhe i VV-së. Normalisht, për të gjitha këto do të hap rast edhe në polici”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Më poshtë mund ta lexonin reagimin e plotë të Deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika