Musliu: Vuçiq ka frikë nga çdo lëvizje e avokatit Çedomir Stojkoviq

Agim Musliu, Drejtor i Octopus, ka thënë se veprimet e avokatit serb Stojkoviq janë të frikshme për pushtetin e Vuçiqit në Beograd. Ai ka theksuar se qeveria serbe ka frikë nga çdo lëvizje e njerëzve që mund të ndihmojnë paqen në Ballkan

Agim Musliu, Ekspert i sigurisë

Agim Musliu, Drejtor i Institutit Octopus, ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë së Serbisë në raport me avokatin Çedomir Stojkoviq, pasi ky i fundit qëndroi për homazhe në Prekaz e më pas u ndalua në aeroportin “Nikolla Tesla” nga autoritetet serbe.

Pas rrahjes së Nikolla Sanduloviqit nga sherbi sekret serb, BIA, avokati i tij Stojkoviq vizitoi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, si dhe vendosi kurora lulesh mbi varrin e Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë nga forcat serbe më 1998.

Stojkoviq me këtë rast kishte lënë një mbishkrim në librin e kujtimeve kushtuar Blerina Jasharit.

Teksa kritikoi ashpër presidentin serb Aleksandar Vuçiq i cili në kohën e luftës në Kosovë ishte ministër i propagandës së Millosheviqit. Ai gjithashtu kritikoi politikat e Vuçiqit karshi Kosovës.

Stojkoviq gjatë kthiit për në Serbi u ndalua për katër orë për t’u marrë në pyetje në kufi nga autoritetet serbe.

Megjithatë, autoritetet serbe nuk vepruan njësoj me avokatin Stojkoviq sikurse me liderin opozitar Sanduloviq, të cilin e rrahën barbarisht duke e bërë për spital.

Veprimet e Stojkoviqit, Musliu i komenton si të frikshme për pushtetin e Vuçiqit në Beograd.

“Qeveria e Serbisë (Vuçiq) tani ka frikë nga çdo lëvizje e njeriut, i cili ka mundësi të bëjë paqe në Ballkan, avokatit dhe luftëtarit për drejtësi, Çedomir Stojkoviq”, ka shkruar Musliu në një postim në rrjetin social X.

Avokati Stojkoviq ka raportuar se është ndaluar në kufi duke dalë nga Serbia në aeroportin “Nikolla Tesla”.

Kjo, sipas tij, ka ndodhur pasi vendosi lule mbi varrin e një fëmije shqiptar të vrarë në Kosovë dhe pas deklarimeve të Aleksandar Vuçiq në Davos se është “turp për gjithë jetën dhe futja e fytyrës në baltë dhe se prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre në këtë çështje”.

Avokati serb edhe një herë ka përkujtuar se çfarë ndodhi me Nikola Sanduloviq.

“Për të njëjtën gjë ai u rrah, u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 10 ditë. Nëse Joseph Goebbels do të ishte bërë kryeministër/president në vend të Konrad Adenauer-it pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania do të ishte sot njësoj si Serbia, ku jo pas Slobodan Millosheviq, ministri i propagandës së Millosheviq, Aleksandar Vuçiq u bë president/kryeministër”, ka shkruar avokati serb në rrjetin X.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika