Musliu: Zëvendësimet në kryeqytet janë kurban i politikës

Ilirik Musliu, i cili ditë më parë u shkarkua nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka thënë se zëvendësimet e reja janë "kurban" i politikës

Ilirik Musliu, i cili ditë më parë u shkarkua nga pozita e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, ka thënë se zëvendësimet e reja janë “kurban” i politikës.

Musliu ka shtuar se qëllimi kryesor i shkarkimit të tij nga posti i drejtorit të Shërbimeve Publike në kryeqytet nuk ka qenë performanca e dobët e treguar.

“Zëvendësimet apo lëvizjet kamufluese pak kanë rëndësi. Nuk kisha dashtë me i komentu. Pasi shumicën prej tyre i kam ish-kolegë, fillimisht iu uroj ma të mirën, shëndet e pastaj suksese në punë. Por që edhe ata janë pjesë e politikës, ata janë një kurban. Është dashtë me bo lëvizja të tjera për të humbur vëmendjen prej Ilirikut, Donjetës. Ka pas një mundësi për ofrimin e pozitave të tjera. Është kamuflu. Por në videon e reagimit publik, kryetari Rama ka ba lëvizje të tilla kamufluese për qëllim me u arsyetu për performancë dhe s’kemi të bëjmë me politikë, por edhe në arsyetimin e parë dhe të dytë, shihet qartë se arsyetimet nuk qëndrojnë dhe vendimet totalisht janë politike”, ka theksuar Musliu.

Madje, ai ka thënë se ka qenë viktima e parë e mosmarrëveshjeve për qëndrimet e PDK-së për Badocin duke përfshirë edhe zyrtarët të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e “veprimeve kamufluese”.

Sipas Musliut, zyrtarëve në ambientet e brendshme të komunës së Prishtinës nuk u vlerësohet saktë puna dhe të arriturat që i bëjnë, por “kush bën politikë më shumë”.

“Viktima e parë e mosmarrëveshjeve apo qëndrimet që kemi pasur jam unë për Badocin. Kolegët e tjerë kanë qenë pjesë e veprimeve kamufluese që është dashtë me u ba. E që më vjen keq për ta, njësoj si për veten. Pasi që shumica prej tyre, e sidomos për zyrtarët e komunës, drejtorat që janë aty, dhe ambientin në të cilën duhet me punu. Aty nuk vlerësohet puna, por kush bën politikë më shumë. E që roli i ekzekutivit nuk është ai, misioni nuk është politika, politikën e bën trupi asambleist dhe nuk e bën drejtori. Fokusi ka ndryshuar dhe është mesazh për krejt kryeqytetin dhe qytetarët se politika nuk duhet me pasë dorë edhe ndikim në kryeqytet. Në të kundërtën do të vuajmë dhe nuk do të mundemi me bo transferimin edhe njerëzit profesionalë dhe që ia dojnë të mirën kryeqytetit nuk ka me pasë vend aty. Për arsye se është zhgënjyese dhe aspak motivuese”, ka deklaruar Musliu.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika