Musmurati e PDK-së: Punësimi i vajzave dhe grave është prioritet kyç në programin tonë
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmurati, ka shpallur disa nga prioritetet në kuadër të programit zgjedhor të PDK-së, me fokus të veçantë në punë dhe përkrahje të grave dhe vajzave. Musmurati ka thënë se një nga masat kryesore është ofrimi i subvencioneve nga 100 euro për regjistrimin e fëmijëve në […]
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmurati, ka shpallur disa nga prioritetet në kuadër të programit zgjedhor të PDK-së, me fokus të veçantë në punë dhe përkrahje të grave dhe vajzave.
Musmurati ka thënë se një nga masat kryesore është ofrimi i subvencioneve nga 100 euro për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private.
“Punësimi i vajzave dhe grave është prioritet kyç në programin tonë. 100 Euro subvencion për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private dhe mësim gjithëditor për shkollat nën 600 nxënës.
Voto PDK 131 Voto Besianë Musmurati 25″, ka shkruar kandidatja e PDK-së për deputete.















