Musmurati: Situata e krijuar me libra shkollorë, keqmenaxhim i MASHTI-t

Pas takimit të drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit,drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati deklaroi se kjo situatë tregonte një keqmenaxhim nga ana e MASHTI-t

Si keqmenaxhim nga ana e Ministrisë së Arsimit, SHkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), është cilësuar situata e krijuar me librat shkollorë në vend nga ana e drejtoreshës së arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka takuar drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, me ç’rast kanë diskutuar për monitorimin e furnizimit me tekstet shkollore në gjithë komunat.

Pas këtij takimi, Musmurati deklaroi se kjo situatë tregonte një keqmenaxhim nga ana e MASHTI-t dhe se për komunat të cilat nuk kanë librari, nuk e di se çfarë do të ndodhë as ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci.

“Prej takimit të sotëm e pamë edhe faktikisht, fatkeqësisht e konfirmuam që ka pasur një keqmenaxhim të procesit, jemi vonuar shumë, kemi ende shumë pyetje për të cilat nuk morëm përgjigje, komunat të cilat nuk kanë fare librari ende nuk e dinë se çfarë do të bëjnë, nuk e di as ministrja, shtatori po duhet me na prit me telashe te reja”, tha Musmurati.

Musmurati shtoi se ka shumë aplikime për tekste shkollore, por nuk mungojnë edhe pengesat të cilat po hasin prindërit gjatë aplikimit.

“Na u tha që qëllimi ka qenë me ia lehtësuar edhe barrën komunave, sepse e kemi pasur probleme me shpërndarje të librave, gjë që ne e falënderojmë Ministrinë… që po mendon për këtë problem, por ne kemi probleme tjera që janë shumë më serioze dhe që për cilat nuk po marrim përgjigje… Për ne është me rëndësi që mësimi të fillojë më 1 shtator, ashtu- kështu do të jetë e premte, tre katër ditët e para do të shkojnë më shumë me çështje administrative dhe pastaj do të shohim se sa do të ketë aplikime dhe si do të shkojë mësimi. Ne si komuna u zotuam, do të bëjmë monitorimin e gjendjes me parë se si po shkon, normalisht i gëzohemi lajmit se ka shumë aplikime, por po e shohim se po ka edhe shumë pengesa”, shtoi Musmurati, transmeton KP.

Ndërsa, drejtori i Arsimit në Klinë, Qemajl Sejdiu, tha se ka kërkuar nga MASHTI që fillimi i vitit të ri shkollor të nisë më datën 4 shtator, pasi sipas tij, është e pamundur të fillojë të premten më 1 shtator.

“Disa drejtorë pyetën rreth kostos së rimbursimit të prindërve për librat, fokusimi ishte më së shumti te një libër i veçuar që tha se ishte 27 euro, ndërsa te librat tjerë që ka ndryshime të çmimeve nuk kishte. Ne si komunë nuk kemi librari, tash shtëpitë botuese e kanë ofruar një lokacion, fatmirësisht është mirë që për shkak që prindërit mos me u keqtrajtuar, ne kemi kërkuar nga Ministria që së paku më 4 shtator me nis mësimi, jo më 1 shtator, sepse e dimë që është e pamundur që nxënësit të kenë librat” tha Sejdiu

Sejdiu u shpreh se ka pasur shqetësime se prindërit mund t’i kopjojnë librat e të mos i blejnë ato.

“Kishte edhe shqetësime që prindërit munden me shkuar me i kopjuar librat që mos me mundur me ia imponuar që ata me i ble librat. Komuna e Klinës e ka këtë gjendje, ne si Drejtori e Arsimit zotohem para jush që çdo nxënës kur të fillon vitin ka me pas librat qoftë për një kohë të caktuar deri sa të rimburson, edhe prindërit të kenë mundësi me i ble librat. Këta u thirren kështu se ka pasur rezultate të mira ‘e-Kosova’ për shkak të shtesave… Patë edhe këtu citime ministrja, e cila tha se po i akuzoni prindërit për analfabet, nuk ka të bëjë më këtë pjesë, po ne e dimë shumë mirë, se ka gjenerata që kanë kryer shkollime, por nuk dinë me përdor teknologjinë, d.m.th. kjo dallon prej asaj që cituar aty” është shprehur Sejdiu.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim për rimbursimin e parave te prindërit, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika