Mustafa: 50 mijë njerëz të rinj na kanë ikur jashtë, shteti me ndihma nuk mbahet

Mosshfrytëzimi i mjeteve të dedikuara për investime kapitale, për Ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, është veprim i gabuar i Qeverisë Kurti II, pasi sipas tij, shteti me ndihma nuk mbahet

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

 





“Qeveria flet për punësim të 40 mijë njerëzve, mirëpo 50 mijë njerëz të rinj na kanë ikur jashtë shtetit, e nuk e dimë se ku janë punësuar ata, a janë punësuar në Kosovë apo jashtë. Në fakt, në Kosovë nuk janë punësuar, sepse në sektorin publik nuk ka hapje vende të reja, e në sektorin privat nuk kemi investime, të cilat kanë mundësuar që të hapen këto vende të punës”.

Kështu ka deklaruar ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka vazhduar me kritika ndaj Qeverisë Kurti II, e cila sipas tij, nuk ka ndonjë politikë të qëndrueshme dhe konsistente për zhvillimin ekonomik.

“Jo shteti me ndihma nuk mbahet. Qeveria duhet të ketë politika të qëndrueshme, politika konsistente, sociale dhe ekonomike. Tani ne kemi nevojë për politika aktive sociale, e jo për politika pasive, pra politika që çojnë në zhvillimin ekonomik, nxisin sektorin privat e nxisin punësimin” , ka sqaruar Mustafa.

Sipas tij, Qeveria Kurti II është duke abuzuar me Buxhetin pasi nuk është duke e shfrytëzuar. Mustafa ka ritheksuar se për çdo dëmtim të parasë publike, dikush ka për të dhënë përgjegjësi.

“Shfrytëzimi i parasë në kohë ka rëndësi të madhe për një ekonomi. Unë nuk e kam të qartë për çfarë arsye tani i mban më shumë se 700 milionë euro të pashfrytëzuara, ndërkaq investimet kapitale janë bllokuar”,  ka deklaruar Mustafa.

Ai ka përfunduar duke thënë se përpjekjet e opozitës për tërheqjen e një përqindje nga Trusti Pensional, nuk janë politika të sakta.

“Unë nuk e kam parapëlqyer këtë, që kjo të ndodhë dhe të bëhet shprehi, sepse kështu do t’i lëmë qytetarët pa pensione”, ka përfunduar Mustafa, raporton Ekonomia Online.

 





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika