Deputeti nga Lidhja Demokratike Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar në rrjetin e tij social pasi i ka dalë rroga për muajin shkurt, duke e publikuar atë, dhe ka sfiduar ministrin e Financave, Hekuran Murati që ta publikojë edhe ai pagën për muajin shkurt.

“E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023!”, ka shkruar Mustafa në rrjetin e tij social, Facebook.

“Paga ime e ministrit për muajin shkurt 2021 ka qenë 1.208,42 euro. Shihni SMS që kam pranuar nga banka”, ka shtuar ai.

Ndërsa, deputeti nga LDK-ja ka përfunduar duke pyetur ministrin e Financave, “Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!”