Mustafa i PDK-së: Angazhohemi ta ndalim gjuhën e përçarjes, të ndërtojmë një Kosovë më të fortë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nderim Mustafa, ka theksuar se përçarja mes qytetarëve brenda Kosovës dhe diasporës nuk i shërben askujt.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se qytetarët i bashkon dashuria për Kosovën, kujtimet dhe sakrifica e përbashkët.

Ai ka deklaruar se PDK angazhohet për ndaljen e gjuhës së urrejtjes dhe përqendrimin në zhvillimin e vendit.

Sipas tij, Kosova duhet të ecë drejt një të ardhmeje më të fortë, më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë qytetarët.

Të fundit nga rubrika