Deputeti nga Lidhja Demokratike Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila i ka thënë prokurorit gjatë seancës në të cilën është si e akuzuar për hedhjen gazitlotsjellës i ka thanë “Dorëzohu, s’është vonë”.

Por sipas Mustafës, Haxhiu si ministre do të duhej që të inkurajonte prokurorin që të mos dorëzohet para askujt.

“Ministrja e Drejtësisë do të duhej t’i jepte një zyrtari të drejtësisë, një prokurori, kurajo “MOS u dorëzo para askujt, as para një ministreje; kryej detyrën tënde deri në fund”, ka shkruar në Facebook Mustafa.

Më te, ai ka rrëfyer se për provojnë e familjes së tij me sistemin e drejtësisë më të cilin janë ndarë të zhgënjyer.

“Familja jonë Mustafa kemi përvojë të hidhur, dëshpëruese, me drejtësinë në Kosovë. Por, shpresoj se zyrtarët tanë të drejtësisë KURRË të mos dorëzohen sepse shteti ligjor e i drejtë është obligim i secilit nga ne. Është detyra kombëtare, patriotizmi më i madh”, ka shtuar ai.

Në fund deputeti i LDK-së ka një thirrje për zyrtarët e drejtësisë, që para çfarëdo procesi apo personi mos t’i ndal nga zbatimi i drejtësisë.

“MOS u dorëzoni, gra e burrë të drejtësisë, shkoni drejtësisë deri në fund! Për secilin qytetar, deputet, ministër, kryeministër, president, çkado”, ka përfunduar Mustafa.